Dorëzojnë mandatin e deputetit edhe 5 ministra. KQZ mandaton deputetët e rinj

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 08:18

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte mbledhur nemesdite per te mandatuar deputetet e rinj, pasuesit ne listen shumeemerore, qe do te zevendesojne 5 ministrat e tjere te kabinetit Rama qe lane mandatin e deputetit. 

Ministrat që kanë dorëzuar mandatin sot janë: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. 

Procedura njoftohet se ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky komision ka marrë tashmë kërkesën e Kuvendit për të bërë zëvendësimin e deputetëve ministra, ndaj pritet që të mblidhet sot, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. 

Pak ditë më parë, Ilirjan Celibashi, ministri për Parlamentin, ministrja e Turizmit dhe Rregullimit të Territorit Eglantina Gjermeni, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ai i Drejtësisë Nasip Naço, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe ministrja për Teknologjinë dhe Administratën, Milena Harito firmosën deklaratën e dorëheqjes dhe e dorëzuan atë në Kuvend.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.