Paketa fiskale kalon në komision me votat e mazhorancës

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:33

Fundviti kuvendor është i ngjeshur me diskutimet dhe votimin në limitin e tij të paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2014. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë ndryshimet e paketës ashtu sicc pritej u kaluan me votat e mazhorancës. Ndryshimet kryesore të kësaj pakete janë ngritja e fashës së akcizës për prodhuesit e birrës nga 200 mijë hektolitër në 310 mijë hektolitër, dhe fasha e dytë në 710 mijë hektolitër, diferencimi i TVSH për hidrokarburet vetëm për fazën e kërkimit dhe jo të zhvillimit të projekteve, vendosja e akcizës me 50 lekë për litër për pijet energjike. Edhe pse me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, masa e kontributit të sigurimeve shëndetësore u vendos të jetë 3.4% për të vetëpunësuarit, si në fshat edhe qytet, që sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, diferencimi do të bëhët në bazë të pagës minimale. Ndërsa në lidhje më TVSH për barnat në masën 10%, zëvendësministre e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, tha se fondet e çliruara do të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndëtësore. Por, ndryshimet që iu bënë paketës së ligjeve pritet të kenë një efekt në buxhetin e shtetit, çka sipas deputetes Albana Vokshi, duhet të ndryshojë përsëri buxheti i miratuar vetëm 2 ditë më parë nga Kuvendi. Gjithashtu, komisioni diskutoi edhe për uljen e tatim fitimit për sektorin fason dhe për rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, si dhe heqjen e tavanit prej 10% të taksës së përkohshme që vendos pushteti vendor për biznesin e vogël. Paketa fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm ka një efekt financiar të parallogaritur në vlerën e rreth 20 miliardë lekëve dhe do të miratohet ditën e shtunë.

Paketa fiskale, ja ndryshimet kryesore

Rikthehet taksimi progresiv mbi pagën, që konsiston në: Të punësuarve me pagë deri në 30 mijë lekë në muaj, nuk u ndryshon sistemi i taksimit; ata mbeten të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale. Paga 30 mijë lekë/muaji shërben si prag i parë i tatimit progresiv; Pragu i dytë i prezantuar në formulë është paga mujore prej 100 mijë lekësh. Në këtë pagë, pra të punësuarit me pagë nga 30 001 lekë/muaj deri në 100 mijë lekë muaji, tatimi do të jetë 15% e diferencës së pagës me pragun e parë 30 mijë lekë, ndërsa të punësuarit me pagë mbi 100 mijë lekë do të kenë tatimin 10,500 lekë plus 20% të diferencës së pagës me pragun 100 mijë lekë.

Për biznesin e madh Shkalla tatimore ndryshohet me këtë përmbajtje: “Tatimi mbi fitimin është 15%, nga data 1 janar 2014”.

Taksa për biznesin e vogël. Në ligjin për sistemin e taksave vendore është propozuar heqja e taksës së biznesit të vogël. Ky propozim/shfuqizim takse shoqërohet me ndryshimin në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, në dispozita ligjore që lidhen me kreditimin e taksës së biznesit të vogël. Përpos kësaj, shkalla tatimore ulet nga 10% në 7.5%.

Propozohet rritje e akcizës së cigareve nga 70 lekë/paketa në 90 lekë/paketa, më 1 janar 2014 dhe në 100 lekë/paketa në 2015-n, 110 lekë/paketa në 2016 dhe 120 lekë/paketa në vitin 2017.

Rritje e akcizës për pijet alkoolike dhe verën/ Propozohet një rritje prej 30% (sipas intervaleve që përcakton ligji i akcizave) për: vera e qetë dhe pijet e qeta të fermentuara (NK W200); Pije të tjera alkoolike (NK S200); Rakia (S400).

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.