Tahiri takon kryeministrin serb, Ivica Daçiç

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:35

 Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë së vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Evropian që është zhvilluar në Budva të Malit të Zi në datë 19 dhjetor. 

Nder takimet qe ka patur, ministri i Brendshem eshte takuar edhe me kryeministrin serb, njeheresh minister i Brendshem, Ivica Daçiç. Ne njoftimin e ministrise se Brendshme nuk thuhet asgje lidhur me çeshtjet per te cilat kane biseduar Tahiri dhe Daçiç.

Daçiç dhe Tahiri

Nderkaq, ne fjalen e tij te mbajtur në këtë takim, ministri Tahiri ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së re shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, si e vetmja rrugë për të siguruar për qytetarët shqiptarë standartet e shtetit ligjor dhe një shoqërie të drejtë europiane. Sipas ministrit shqiptar, rezultatet e muajve të fundit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të vlerësuara maksimalisht edhe nga organizmat europiane, janë treguesi më i qartë i angazhimit të Qeverisë Shqiptare për të rikthyer sundimin e ligjit che shembur murin e pandëshkueshmërisë. Ministri Tahiri u ndal edhe në masat që janë marrë e po merren në vijimësi për të frenuar trafikun e qënieve njerëzore dhe azilkërkusit abuzivë drejt vendeve të BE.

Te poranishem ne takim kane qene edhe perfaqesuesit e Kosoves

Në forumin e zhvilluar në Budva merrnin pjesë ministrat e brendshëm të Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme të Italisë e Greqisë si dy vende që do të kenë kryesimin e BE-së gjatë vitit 2014.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar gjatë forumit ministerial edhe një takim me Komisioneren për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian, Cecilia Malmstrome dhe me disa nga pjesëmarrësit në këtë takim.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.