Berisha: Administrata nuk do marrë shpërblim sepse fondet janë shpenzuar për orgji

Ish- kryeministri Sali Berisha, duke komentuar në Facebook, deklaroi se mungesa e shpërblimit të fundvitit për administratën tregon pashpirtësinë e kësaj qeverie.
“Të dashur miq, këtë vit administrata e Shqipërisë do të jetë e vetmja në Europë dhe ndofta në botë që nuk do marrë shpërblimin e fundvitit. Kjo sepse qeveria Rama- Meta, në një akt pashpirtësie, fondin e parashikuar me ligj për shpërblimin e fundvitit të administratës, do ta marrin për të paguar personat me aftësi të kufizuar mbasi fondet për këta të fundit janë shpërdoruar nga qeveria për zyra, pajisje, orgjira, udhëtime, etj.
Heqja e shpërblimit të fundvitit, që iu takon me ligj punonjësve të administratës, nga qeveritarët që kanë porositur pushimet e tyre në hotelet më luksoze të botës, është kartolina e vitit të ri që dyshja Rama- Meta u dërgon punonjësve me paga të ulëta dhe të mesme të administratës publike,” shkruan Berisha./ep
Tema
Add new comment