Kontrabanda e naftës/ Gjykata lë në burg hallën e Albana Vokshit

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:39

Gjykata e Durrësit vendosi që të lërë në qeli të arrestuarit e operacionit “Dallga”, të cilët akuzohen për kontrabandë nafte.

Tetë persona u arrestuan të shtunën, mes tyre edhe Zyhra Vokshi, halla e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Të arrestuarit akuzohen se kanë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë.

Policia e Durrësit bëri me dije se janë sekuestruar tre anije peshkimi, 11 automjete, 3 mijë litra naftë, 10 cisterna plastike dhe 110 arka me verë.

“Nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexhat e sipërcituara, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre (në sasi prej 20.000 litra naftë secila).

Më pas ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin në port, kjo nafta nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme të sajuara me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre. Kështu ata synonin të shmangnin detyrimin doganor për naftën. Më pas karburanti çohej në disa pika të vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës. Edhe pronarët e këtyre pikave të shitjes janë vënë nën akuzë, gjatë këtij operacioni”, thonë burimet.

Po punohet për të zbuluar implikimin e mundshëm të autoriteteve të ndryshme shtetërore në realizimin e kësaj kontrabande.

Paralelisht me naftën, dyshohet se Zyhra Vokshi bënte edhe kontrabandimin e pijeve alkoolike, kryesisht verë, të cilën e shiste në dyqanet në 2 qendra tregtare.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.