Kukan: Shtyrja e statusit, jo e drejtë

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan inkurajon politikanët shqiptarë që të vazhdojnë atmosferën pozitive të krijuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa u kujton se integrimi bëhet për qytetarët shqiptarë.
Marrëveshja mes pesë anëtarëve të fuqishëm të bllokut për të mos e dhënë votën pro të dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e shtyn vendimin deri në qershor të 2014-s. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Kukan pohon se një zhvillim i tillë nuk ishte krejt i papritur për të.
“Nuk është për t’u habitur kaq shumë që disa vende anëtare të BE-së deklaruan rezervat e tyre lidhur me dhënien e statusit
Shtyrja e statusit nuk ishte e drejtë sepse ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend, pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit
Eduard Kukan
Kreu i delegacionit për Ballkanin, PE
kandidat Shqipërisë. Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët shqiptarë. Megjithatë, të gjithë shpresuam në një vendim pozitiv, që fatkeqësisht nuk ndodhi. Mendoj se shtyrja e statusit nuk ishte e drejtë sepse, nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit, ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit”, vlerëson Kukan.
Për Kukan, skeptizicmi i Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Danimarkës nënkupton dëshirën e këtrye vendeve për prova më të rëndësishme se atmosfera e re pozitive në vend do të jetë e qëndrueshme dhe se lufta kundër korrupsionit sidomos do të jetë efikase, me rezultate konkrete.
Praktikisht, ajo çfarë vendet në fjalë pretendojnë është një lloj historiku, dokumentimi i të cilit cilit të dëshmojë qëndrueshmërinë dhe rezultatet konkrete.
Ndikim në vendimin e tyre, sipas Kukan, kanë pasur edhe mësimet e nxjerra nga anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë, çka duket se i shtyn vendet anëtare të tregohen më të kujdesshme e t’i mëshojnë më fort idesë se kriteret e caktuara duhen plotësuar deri në një periudhë të caktuar, gjatë së cilës është i domosdoshëm realizimi i reformave.
Më tej ai i kujton 5 vendeve në fjalë se po flitet për status e jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE, që do të kërkojë 8-10 vjet të tjera.
“Kjo nuk duhet harruar. Më duket se kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta dhe po ngatërrojnë këto dy faza të procesit. Mendoj se ato duhet të jenë më objektivë e me realistë”, shton zyrtari i lartë europian.
Përgatiti: Arta TOZAJ
Top Channel
Add new comment