Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare aktori i Teatrit Kombëtar Fatos Sela. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë që i mori edhe jetën.
Sela është një nga emrat më të vlerësuar të teatrit shqiptar. Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1972. Prej 20 vitesh ishte aktori i teatrit Bylis të Fierit, ndërsa në vitin 1995 u emërua aktor i Tetarit Kombëtar. Fatos Sela ka interpretuar shumë role gjatë karrierës së tij, ndërsa ndër rolet më të fundit ishte ai i Salierit në dramën ‘Amadeus’.
Ndër rolet që Sela ka interpretuar si aktor i Teatrit Kombëtar më të spikatura janë rolet te “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” .
SHQIP
Add new comment