Policia gjen në shtëpinë e Xhelal Mziut vulën e një KZAZ-je në Kamëz

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:20

Gjatë kontrollit të banesës së kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është gjetur një vulë e qendrës së votimit Nr. 27 në Kamëz. Ky është detaji më i fundit i zbuluar nga policia e Tiranës pas arrestimit një ditë më parë të kreut të Bashkisë së Kamzës nën akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe shkeljes së detyrës.

Vula e gjetur nga policia në shtëpinë e kryebashkiakut të Kamzës i përket qendrës së votimit që ka qenë e vendosur pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz dhe mendohet se kjo vulë i përket materialeve zgjedhore të 23 qershorit.
Arrestimi ka ardhur pas kallëzimit penal, bazuar në hetimet e Task Forcës së Prokurorisë, që daton shtatorin e këtij viti, ndërsa hetimet rezultojnë të kenë nisur në qershor.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.