Shisnin ilaçet e spitalit, në pranga dy farmacistë dhe një infermier

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 14:47

Korrupsioni në shëndetësi është galopant por policia ka mundur të zbulojë një nga rrjetet e nxjerrjes së ilaçeve spitalore jashtë spitalit për ti shitur më pas në treg. Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy farmacistë të QSUT dhe një infermier të Spitalit Universitar Psiqiatrik “Xhavit Gjata”, të akuzuar se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shitur në farmaci të ndryshme të Tiranes kundrejt çmimeve më të ulëta se ai reali ilaçe, të cilat kishin të stampuar në amballazhin e tyre për  “Përdorim spitalor, ndalohet shitja”.

Sipas policise ne kuader te operacionit te koduar “Farmacisti”, ne pranga jane vene shtetasit: Roland Martini, 63 vjec, lindur dhe banues ne Tiranë, me detyre farmacist ne Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tirane,  i cili  dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Vjedhje duke shperdoruar detyren”;  Rexhep Balla, 52 vjec, banues ne Tiranë,  me detyre infermier ne Spitalin Universitar Psiqiatrik “Xhavit Gjata”, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale  “Vjedhje duke shperdoruar detyren” dhe Ervin Burreli, 32 vjec, banues ne  Tiranë, me arsim të mesëm, me detyre ish farmacist ne Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tirane, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale  “Vjedhje duke shperdoruar detyren”.

“Gjatë kontrollit   të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderushme ilaçesh te cilat kishin te stampuar ne amballazhin e tyre stampen “Perdorim spitalor, ndalohet shitja””- thuhet ne njoftimin e policise. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.