Arrestimi i Mziut/ Meta: Jemi të vendosur për të luftuar krimin e korrupsionin

Postuar në 22 Dhjetor, 2013 04:18

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar nga Lezha arrestimin e kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është mjaft e vendosur dhe mjaft e përkushtuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin, për të luftuar korrupsionin, për të luftuar informalitetin si rruga më e sigurt për të mbrojtur interesin publik. Premtimi kryesor është standarde më të larta për sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Dhe për këtë na duhet edhe integrimi në Bashkimin Evropian. Në rast se nuk realizohen këto dy të parat edhe kjo e fundit natyrisht që nuk është ajo që mendojmë dhe dëshirojmë të gjithë”, theksoi Meta.

Më tej Meta komentoi edhe buxhetin e vitit 2014.

“Arritja më e madhe është mundësia që krijohet për shlyerjen e të gjithë borxheve që qeveria u kishte kompanive për veprat publike të kryera deri më sot. Kjo është një arritje mjaft domethënëse, e cila do të çlirojë ekonominë tonë nga një ngërç në rritje deri më sot dhe njëkohësisht do të krijojë një situatë shumë optimiste për të ardhmen”, tha ai.

Sa i takon ndryshimit që do të pësojë tatimi mbi fitimin, kryetari i Kuvendit deklaroi se kjo masë nuk do të ndikojë në klimën e biznesit.

“Dëgjojmë vazhdimisht shqetësimin lidhur me tatim-fitimin nga 10 deri në 15 %, që natyrisht nuk është një masë që na bën të lumtur, por nuk është niveli i tatimit mbi fitimin ai që përcakton klimën ndaj biznesit, sepse tatimi mbi fitimin prej gati 6 vjetësh është 10 %, por të gjitha treguesit e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar që nga ‘Doing Bussiness’ e kështu me radhë, vazhdimisht e kanë përkeqësuar renditjen e Shqipërisë për sa i takon klimës ndaj biznesit edhe pse tatimi mbi fitimin ka qenë vazhdimisht 10 %, sepse janë edhe mjaft tregues të tjerë, të cilët janë përcaktues në klimën ndaj biznesit”, tha ndër të tjerash ai./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.