Taçi: Nuk iki nga Shqipëria, do përballem me drejtësinë

Rezart Taçi thotë se nuk do të largohet nga Shqipëria, pasi është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Biznesmeni që u kallëzua tri ditë më parë në prokurori bashkë me disa familjarë të tij për evazion fiskal e falsifikim dokumentesh shprehet se është i hapur për hetime. Në një prononcim për GSH, Taçi thotë se kjo nuk është hera e parë që përballet me prokurorinë, por ndaj tij nuk janë gjetur prova fajësie.
“ Do të përballem me drejtësinë. Nuk mund të flas më shumë për kallëzimin që është bërë ndaj meje dhe pjesëtarëve të familjes sime, për shkak se nuk jam njohur me të. Por të jeni të bindur që do të jem i hapur për hetime. Siguroj se do vazhdoj të qëndroj në Shqipëri…”.
“Është e vërtetë që jam përballur dhe herë të tjera me prokurorinë e shtetit, e cila ka detyrë të hetojë për çdo shtetas mbi të cilin dyshon për një vepër penale. Në çdo rast që jam përballur me organet e drejtësisë, nuk kanë pasur kundra meje, qoftë dhe faktin apo provën më të vogël”, thotë ai.
DITA
Add new comment