Priten debate dhe replika të ashpra mbi objektivat e qeverisë për vitin e ardhshëm

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 02:59

Buxheti 2014, Kuvendi mblidhet në seancë maratonë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot për një seancë maratonë, ku ligjvënësit e mazhorancës dhe opozitës do të diskutojnë projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Drafti i Ministrisë së Financave pritet të shkaktojë debate të forta, pasi opozita e ka deklaruar votën e saj kundër, pasi e konsideron këtë buxhet të qeverisë “Rama”, si rrënues për ekonominë shqiptare, e cila sipas të djathtëve do ta fusë vendin në recension. Gjatë këtyre ditëve, vetë Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë e kanë mbrojtur me forcë Projektbuxhetin 2014, duke theksuar se me këtë draft synohet ruajtja e qëndrueshmërisë ekonomike duke mbajtur të paprekura pagat e pensionet. Gjatë vitit të ardhshëm, qeveria nuk do të fillojë asnjë projekt të ri publik, por do t’i përqendrojë të gjitha burimet financiare të buxhetit në mbylljen e veprave ekzistuese. Sipas qeverisë, shpenzimet totale të buxhetit për vitin 2014 arrijnë në 455 miliardë lekë, ose 12 për qind më shumë se këtë vit. Por 35 miliardë lekë nga këto fonde destinohen për shlyerjen e borxheve të prapambetura. Por për opozitën buxheti është konsideruar si negativ, pasi sipas saj rrit borxhin dhe nuk stimulon ekonominë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.