Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:44

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Ai u paraqit mëngjesin e sotëm në seancën gjyqësore ndërsa mbrohej nga avokati Genci Gjokutaj.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e parë duke e lënë në burg kryebashkiakun e Kamzës. Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i ri-Laknas.  Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkine e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.