Gjykata lë në burg Skejën/ Prokuroria i ka gjetur fije floku në makinën e gjobëvënies

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg truprojën e familjes Berisha, Fatos Skeja, së bashku me Gojart Locin.
Ata akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenit shqiptaro- amerikan, Ramazan Hima.
Edhe pse e ka njeri të afërt, Skeja i ka vendosur një gjobë prej 100 mijë euro Himës.
Në seancën për masën e sigurisë, Skeja tha se është i pafajshëm pasi nuk ka qenë në makinë ditën kur ka ndodhur krimi.
Avokati i tij tha se duhet një masë më e butë arresti, pasi Skeja ka qenë pjesë e strukturave të shtetit dhe nuk ka rrezik arratisje.
Por sipas gazetës Dita, prokuroria tha se ka gjetur prova të forta për Skejën, përfshi fijet e flokut në makinë.
Madje prokuroria thotë se Skeja ka tentuar që të ndalojë operacionin e forcave speciale, duke goditur makinën e tyre.
Gjykata në fund vendosi ta lërë në burg truprojën e familjes Berishë./ep
Tema
Add new comment