Berisha paralajmëron lëvizje popullore: Rama ka obsesionin e vrasjes. FMN dështoi me piramidat

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:56

Sali Berisha u shfaq sërish në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ndryshe nga hera e kaluar, kur ishte kryeministër dhe i duhej të shfaqej trendy, këtë herë Berisha lëshoi vetëm akuza pa fund.

Ai tha se Edi Rama vuan nga një sëmundje mendore, që e ka çuar pranë vetëvrasjes.

“Kjo është një psikozë bipolare. Ka momente të euforisë dhe delirit, ka momentet të depresionit që shtrihet për tokë dhe shkon drejt vetëvrasjes. Është ai dhe jo unë që i ka pohuar gazetës “Corriere della Sera” që ‘unë kam obsesionin e vrasjes’. Nuk i ka mohuar ai, i ka të sigurta. A do të vazhdojë kjo të rëndojë mbi vendin,” tha Berisha.

Berisha tha se në vend do ketë shumë shpejt një lëvizje popullore të fuqishme.

“Me këto që bën piktori, shumë shpejt do të ketë një lëvizje të fuqishme popullore, që do t’i tregojë vendin,” tha Berisha.

Ish- kryeministri sulmoi edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke thënë se ata kanë dështuar në Shqipëri me piramidat.

“Është një institucion madhështor, por që ka në Shqipëri dështimin ndër më të turpshmit me piramidat,” tha Berisha./ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.