Ersekë, shpërthen makina e drejtorit të ujësjellësit

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 02:57

Makina e drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm jashtë ambienteve të një lokali, ku makina e Orest Malushit, drejtori i ujësjellësit në Ersekë ka qenë e parkuar.

Nga shpërthimi, që dyshohet të ketë ndodhur nga vendosja e lëndës eksplozive tritol poshtë mjetet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e mjetit.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.