Asfiksohet në minierë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar mbeti i bllokuar në minierën e Lozhanit në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 të ditës së sotme. Menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe nisën punën për gjetjen e tij. Dyshohet se ai është asfiksuar brenda në galeritë e minierës.
Mësohet se i riu i moshës 27 vjeç ka hyrë në minierë para disa orësh dhe nuk ka dalë më prej aty. Policia u njoftua nga familjarët e 27-vjeçarit dhe po punon për gjetjen e tij.
SHEKULLI
Add new comment