Thaçi: Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen javën e dytë të janarit

Më në fund do të bëhet realitet në këtë fillim viti mbledhja e përbashkët mes dy qeverive shqiptare në rajon. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se në javën e dytë të janarit, pritet mbajtja e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kreu i ekzekutivit kosovar foli për takimet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe takimet intensive të zhvilluara mes dy vendeve për përfshirjen e Kosovës në TAP (Gazsjellësi Trans Adriatik).
“Kemi pasur takime me lidershipin e Shqipërisë, me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje dhe jemi në bashkërendim të aktiviteteve për lobim dhe përfshirje të Kosovës”, – tha Thaçi.
Kryeministri kosovar bëri të ditur nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik Kosovë-Shqipëri, e cila përfshin të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetërorë të dyja vendeve tona. Në javën e dytë të janarit, presim mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë”, – u shpreh Thaçi.
Një ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama konfirmoi se mbledhja e parë e qeverisë shqiptare për 2014-ën do të mbahet në Prizren, bashkë me ekzekutivin e Kosovës, ku pritet të akordohet një fond për Preshevën.
Mapo
Add new comment