Një shqiptar humb jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas, trupi vonohet 4 ditë

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pranë kufirit shqiptaro-maqedonas.
Mësohet se Florjan Çera, 34 vjeç banor i fshatit Alarup nga komuna Çërravë ka gjetur vdekjen teksa ishte për gjueti në tokën maqedonase. Sipas policisë maqedonase, i riu 34 vjec ka rënë nga një shkëmb dhe ka humbur jetën para 4 ditësh.
Policia ka mbajtur trupi e të riut prej 4 ditësh dhe e ka dorëzuar dje pavarësisht kërkesave të familjes që kërkuan dorëzimin më parë.
Trupi i pajetë i të riut Florjan Çera mbërriti vetëm dje në Pogradec. /A.XH
TENA
Add new comment