Rikthimi i emigrantëve, fluks i lartë në pikat e kalimit kufitar

Postuar në 03 Janar, 2014 04:36

Dita e sotme ka shënuar shtim të fluksit të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar. Në përfundim të ditëve të festës, emigrantët shqiptarë kanë nisur të rikthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit, rreth 6684 emigrantë shqiptarë janë rikthyer në Greqi, ndërsa kanë hyrë në tokën shqiptare 2927 shtetas. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 612 mjetë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, dhe kanë dalë 1520. Në këtë pikë, pala shqiptare punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Ndërsa në Kakavijë gjatë 10 orëve të fundit kanë hyrë rreth 2 mijë persona dhe mbi 2200 persona kanë dalë nga territori shqiptar. Pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa ajo greke me 2 në hyrje dhe 2 në dalje.

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.