SAMI LUSHTAKU, BETOHET SI KRYETAR I SKËNDERAJT PËR HERËN E TRETË

Postuar në 03 Janar, 2014 04:34

(E plotsuar) Betimi i kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. Ndërkohë, rreth 200 qytetarë të Skenderaj janë mbledhur para Kuvendit Komunal duke festuar betimin e Kryetarit të tyre.

Ai ka qenë i shoqëruar vetëm nga Policisë së Kosovës dhe një veturë që sjellë të burgosurit nga qendrat e paraburgimit.

Cermoninë e betimit, Lushtak e ka kryer vet, ndërkohë cermonia e betimit të asambleistëve pritet të fillojë së shpejti.

Megjithatë, për shkak të pakënaqësive të saj, këtë betim nuk do ta bëjë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Shala-Halimi, e cila ka thënë se Sami Lushtaku bashkëpunon me EULEX-it.

Sot Betohet Sami Lushtaku

Sot, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, mbahet ceremonia e betimit të kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtakut.Ceremonia do të zgjasë rreth 25 minuta ka deklaruar avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

Gjatë kësaj kohe, mediet nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishme në ceremoni, tha Koci.

Sami Lushtaku është i akuzuar për krime nga EULEX-i dhe po mbahet në arrest në Mitrovicë.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.