Maqedoni, shqiptarja nga Tirana kapet me 2 kg heroinë në trup

Postuar në 07 Janar, 2014 03:55

Policia e Maqedonisë ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një sasi prej 2 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë dhe ka vënë në pranga një shtetase shqiptare që po e transportonte atë.

Droga u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Stamboll – Shkup, në pikën e kalimit të Bogorodicës, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Autoritetet doganore theksuan se droga u gjet në trupin e një shtetaseje shqiptare, me inicialet A.K nga Tirana, e cila disa pako të mbushura me drogën i kishte lidhur rreth trupit të saj.

Gjatë rrëfimit të saj përpara autoriteteve ajo ka pranuar se për transportimin e drogës ishte paguar 300 euro nga një shtetas i panjohur turk.

Policia maqedonase ka vendosur masën e paraburgimit me akuzën e ngritur për trafikim të lëndëve narkotike ndaj A.K, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.