Shtohen enigmat nga Gjykata Kushtetuese, është rrëzuar apo jo “Nëpunësi”?!

Ndërsa shtohen zërat që i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të zbardhë vendimin për Aktin Normativ me të cilin qeveria shtyu hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, kjo gjykatë thekson se asnjë vendim zyrtar nuk është marrë ende. Interesimit të ABC News për sqarim, zyrtarë të Gjykatës iu përgjigjën se në të tilla kushte nuk mund të flitet për vonesa në publikimin e tij.
Fati i Aktit Normativ që shtyn hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, mbetet enigmë. Në mediau tha se Gjykata Kushtetuese e kishte marrë tashmë një vendim duke e hedhur poshtë aktin e Qeverisë. Por burime nga Gjykata Kushtetuese bëjnë të ditur se, zyrtarisht, asnjë vendim nuk është marrë ende.
Lajmi se Gjykata më e lartë në vend kishte pranuar kërkesën e opozitës, ishte konfirmuar nga politikanë të të dyja krahëve. Ndërsa edhe vetë kryetari i demokratëve e përshëndeti atë.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi me publikimin në fletoren zyrtare. Për këtë, zërat që kërkonin zbardhjen sa më pare të vendimit erdhën duke u shtuar dhe përfshinë politikanë e juristë. Vonesa e Gjykatës u pa si një mënyrë për të kënaqur të dyja palët: opozitën, duke pranuar kërkesën e saj për të rrëzuar aktin; dhe mazhorancën, duke vonuar zbardhjen e vendimit për t’i dhënë asaj më shumë kohë me lëvizjet në administratë.
Të gjitha skenare që Gjykata Kushtetuese nuk pranon t’i komentojë./ABC
DITA
Add new comment