Arkiv-Lajme të përditësuara

Paratë për 2014/ Sa përfitojnë PS e LSI, 200 milionë më pak për PD

Postuar në 13 Janar, 2014 11:11

Përveçse humbi pushtetin, Partia Demokratike do duhet që të përballet edhe me një vit të vështirë financiar. Kjo pasi për shkak të rezultateve të përkeqësuara zgjedhore, ajo do të marrë nga buxheti i shtetit për këtë vit afro 200 milionë lekë të vjetra më pak, krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk do të lëvizë nga kuotat e saj të financimit nga buxheti i shtetit krahasuar me një vit më parë, pasi do të përfitojë sërish afro 750 milionë lekë.

Procesi i lënies së mandatit të 16 ministrave përfundon këtë muaj

Postuar në 13 Janar, 2014 11:08

Procesi i lënies së mandatit të 16 ministrave përfundon këtë muaj
13 Janar 2014 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Fatjona Mejdini

Braçe: Vendimi i Apelit për Mziun, presioni politik e dha efektin

Postuar në 13 Janar, 2014 11:06

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, reagon në rrjetin social Facebook ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Tahiri: Mbështetje policisë

Postuar në 13 Janar, 2014 11:05

Gjatë një ceremonie për 101-vjetorin e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur debateve të fundit në lidhje me disa aksione të policisë, duke dhënë sinjale se ato jo vetëm që do të vazhdojnë, por edhe do të intesifikohen.

Ai ka inkajuar se, cdo polic ka mbeshtetjen e qeverise per te luftuar paligjshmerine, ne sherbim te qytetareve.

‘JUTARNJI LIST’: JA PSE FIFA DYFYTYRËSHE NUK E PRANON KOSOVËN

Postuar në 13 Janar, 2014 04:26

‘JUTARNJI LIST’: JA PSE FIFA DYFYTYRËSHE NUK E PRANON KOSOVËN

Nga Express | 13 Janar 2014 10:30

Madhësia e tekstit:

 

Gazeta e njohur kroate sjell një artikull të gjatë rreth padrejtësisë që i bëhet Kosovës nga FIFA.

Task-forcë për mbrojtjen e energjisë, Rama: Shkak, vjedhjet alarmante

Postuar në 13 Janar, 2014 04:25

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se do të mblidhet një task-forcë për energjinë. Ai thotë se është e nevojshme ngritja e kësaj task-force, pasi humbjet janë të mëdha në këtë sektor. Rama tha se qeveria ka trashëguar një gjendje alarmante energjetike, me një borxh prej 5.5 milionë dollarë ndaj kompanisë shpërndarëse. Rama theksoi se, problematik në sistemin energjtik janë humbjet gjatë shpërndarjes, pasi energjia vidhet.

vijon...

 

 

SHEKULLI

Ferraj: Besimi te drejtësia rikthehet me ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta

Postuar në 13 Janar, 2014 04:24

Shumë shqiptarë e mbajnë mend studenten vlonjate Mimoza Ferraj si një nga pjesëtaret e bërthamës fillestare të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990. Mirëpo, pak kohë më vonë, si edhe shumë të tjerë ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara. Mospërmbushje e interesave dhe e idealeve të saj këtu në Shqipëri?! Ndoshta. Ajo nuk është rrëfyer asnjëherë deri në fund për këtë çështje. Prej më shumë se 15 vjetësh ajo punon në Gjykatën Superiore të Nju Xhersit ku merret me hetimin e korrupsionit të zyrtarëve amerikanë.

Zgjedhjet në parti/ Blushi: Rama bëri lapsus, nuk mund të shkelet statuti

Postuar në 13 Janar, 2014 04:23

Deputeti i PS-së Ben Blushi shfaqet sërish kritik ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai shfaq një këndvështrim tjetër nga ai i Ramës për mosmarrjen e statusit kandidat dhe nga ana tjetër e quan antistatutore vendimin e Ramës për tu rikonfirmuar kryetar partie pa votim. “Mua nuk më habiti deklarata, por lehtësia me të cilën u bë.

Detyrim paraqitje për Xhelal Mziun

Postuar në 13 Janar, 2014 04:22

Gjykata e Apelit vendosi masën detyrim paraqitje për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. 

Prokuroria akuzon Mziun për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e një rruge dhe shpërdorimin e detyrës.

Prokuroria e Tiranës e akuzon Mziun per tre episode të tjera të kundraligjshme, që lidhen me vendosjen arbitrare të taksave nga Bashkia e Kamzës dhe dëmtimin e fushës së futbollit në Kamëz.

Çfarë nënshkruan kryeministrat Thaçi e Rama?

Postuar në 12 Janar, 2014 15:26

Çfarë nënshkruan të shtunën dy kabinetet qeveritare, në deklaratën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, që u cilësua historik? 

Ky është dokumenti i siguruar nga “Top Channel”, ku nënshkrimi i kryeministrave, Rama e Thaçi, shënon fillimin e një marrëdhënieje të re të dy shteteve shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara