Detyrim paraqitje për Xhelal Mziun

Gjykata e Apelit vendosi masën detyrim paraqitje për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Prokuroria akuzon Mziun për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e një rruge dhe shpërdorimin e detyrës.
Prokuroria e Tiranës e akuzon Mziun per tre episode të tjera të kundraligjshme, që lidhen me vendosjen arbitrare të taksave nga Bashkia e Kamzës dhe dëmtimin e fushës së futbollit në Kamëz.
Sipas Prokurorisë, kryetari i Bashkisë së Kamzës ka shkelur barazinë në tendera, duke kualifikuar si fituese një firmë për ndërtimin e rrugës Valias-Laknas, në kundërshtim me rezultatet e tenderit.
Top Channel
Add new comment