Tahiri: Mbështetje policisë

Postuar në 13 Janar, 2014 11:05

Gjatë një ceremonie për 101-vjetorin e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur debateve të fundit në lidhje me disa aksione të policisë, duke dhënë sinjale se ato jo vetëm që do të vazhdojnë, por edhe do të intesifikohen.

Ai ka inkajuar se, cdo polic ka mbeshtetjen e qeverise per te luftuar paligjshmerine, ne sherbim te qytetareve.

"Ka një debat të madh, shpeshherë padrejtësisht lidhur me punën e përditshme që bën Policia e Shtetit. Dua të siguroj çdo punonjës policie, se beteja jonë përballë paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sfida të shumta dhe vështirësi të shumta, madje dua të inkurajoj çdo punonjës policie të bëjë detyrën në përmbushje të ligjit dhe në respekt

Sfida e Policisë së Shtetit për t'u përballur me kriminalitetin fillon nga vetvetja, nga nevoja për t'u reformuar dhe nga nevoja për t'u bërë më e fortë për t'u përballur me krimin

Saimir Tahiri
Minister i Brendshem të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut", tha Tahiri.

Ministri u shpreh se vendi ka kriminalitet, por jane reformat e duhura ato qe po japin rezultate kunder krimit.

"Kriminaliteti është masiv dhe tendenca e paligjshmërisë është masive në vendin tonë. Kështu e gjetëm. Por nga ana tjetër, sfida e Policisë së Shtetit për t'u përballur me kriminalitetin fillon nga vetvetja, nga nevoja për t'u reformuar dhe nga nevoja për t'u bërë më e fortë për t'u përballur me krimin", tha Tahiri.

Ne fund te ceremonisë u shperndane medalje dhe certifikata mirenjohjeje, per disa nga ekspertet e policise.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.