Ekstradohet "i forti" i Bandës së Gaxhait

Postuar në 09 Janar, 2014 15:45

Edmond Leskaj, 39 vjeç, është ekstraduar sot nga Italia për në Tiranë. Vlonjati ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Leskaj, si pjesëmarrës i Bandës së Gazmir Brakës me pseudonimin “Gaxhai“, në vitin 1997, ka kryer disa vepra penale si: vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve të Vlorës.

Gjykata p?r Krimet e Renda në vitin 2009 e ka dënuar 39-vjeçarin e njohur edhe si Daniel Hoxha me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për tri vrasje dhe vepra të tjera.

 

Banda e drejtuar nga Gazmir Braka dhe Alfred Nebiu (Kakami), i cili më pas u vra dhe u dogj në makinë, e nisi aktivitetin e saj kriminal pas trazirave të vitit 1997. Kjo bandë pati përplasje të forta me banda rivale në Vlorë, ku për pasojë u prodhuan dhjetëra viktima. Gaxhai, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm, njihet si kundërshtar i përbetuar i Zanit të Vlorës.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.