Babai përdhunonte vajzën. Gjyshi: Djali nuk duhet të dalë më nga burgu

Për të moshuarin Tafil Leka, në fshatin Lekaj të Lushnjës, varfëria e skajshme ku jeton nuk është asgjë përpara fatkeqesisë që ka zbuluar së fundmi.
I biri 46 vjeç Bashkim Leka dyshohet te kete perdhunuar vajzen e tij, vetem 13 vjeçe, ne nje kohe qe e mitura dyshohet gjithashtu te jete abuzuar edhe nga tre te rinj te tjere te fshatit.
E mitura e cila eshte braktisur nga e ema qe tre muajshe, i eshte nenshtruar abuzimit seksual prej kater muajsh deri tre dite me pare, kur ka vendosur te flase i te tregoje gjyshit te saj, duke zbuluar keshtu nje histori te tmerrshme.
“Këtë e quaj ditë të zezë. Ai po erdhi më këtu, ne të dy me vajzën jemi të vrarë. Djali im nuk duhet të dalë nga burgu”, thotë Leka.
Por ndersa e mitura ka denoncuar fillimisht vetem te atin, pergjate seances me psikologen, ajo ka treguar edhe emra te personave te tjere, qe sipas Kodit, nese rezulton se eshte e vertete, ata kane kryer krim seksual me nje te mitur, qe nuk ka mbushur moshen 18 vjeç e qe sipas legjislacionit eshte veper e denueshme me burg nga 7 deri ne 15 vjet. Per kete policia e Lushnjes, perveç Bashkim Lekes ka arrestuar edhe Ardis Leken 19 vjeç, Bertol Lekën 25 vjeç dhe Fatjon Gashin 23 vjeç.
E mitura lutet qe ta marrin nen kujdestari dajat, nderkohe qe gjyshin shpreson t’a strehojne ne azil. “Unë kam frikë nga babi. Më tha se nëse do të dalë nga burgu do më vrasë. Ai nuk e pranon atë që ka kryer. Dy prej djemve e pranuan atë cfarë më kanë bërë mua”, rrëfen 13-vjeçarja.
***
Lushnjë, vajza e mitur denoncon babanë dhe 3 të rinj për përdhunim
Një histori incesti dhe abuzimi seksual ka tronditur opinionin qytetar ditën e djeshme. Vajza e mitur ka denoncuar në komisariatin e Lushnjës babanë e saj dhe tre djem të tjerë për përdhunim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekaj të këtij rrethi, kurse mbrëmë vonë policia vendore njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar babanë 45-vjeçar të së miturës Bashkim L., dhe 3 të rinjtë Ardis L., Bertol L., të afërm me njëri-tjetrin dhe Fation G., banues po në këtë fshat. Denoncimi është bërë nga vajza me inicialet M. L., vetëm 13 vjeçe. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja dhe mënyra se si babai dhe tre djemtë e tjerë përfituan nga kjo situatë me vajzën e pambrojtur. Gjithashtu policia vendore tha mbrëmë se po kryhen verifikime dhe ekzaminime për të zbuluar edhe shkencërisht abuzimin seksual.
Vajza 13-vjeçare ia ka treguar historinë rrënqethëse familjarëve të saj. Më tej është kërkuar ndihma e policisë, duke depozituar një denoncim dy ditë më parë. Dje janë kryer marrja në pyetje, mbrojtja dhe trajtimi me psikolog i vajzës që ka rrëfyer detajet. Sipas të miturës, i pari ka abuzuar babai i saj 45-vjeçar duke e detyruar me forcë. Abuzimet kanë ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe ditët e para të janarit. Sipas 13-vjeçares, jo vetëm se babai ka kryer një akt incesti me të, por ka vazhduar duke e detyruar që të shkonte edhe me 3 djem të fshatit. Dyshohet se ky raport është kryer kundrejt pagesës, por ngjarja është ende nën hetim. Mbrëmjen e djeshme policia ka kërkuar lejen e prokurorisë për shoqërimin dhe arrestimin e 4 të dyshuarve, duke i paraburgosur. Babai dhe 3 djemtë mohuan akuzat e ngritura nga e mitura. Por mjekët ligjor janë duke punuar për të zbuluar nëse ndaj të miturës ka pasur përdhunim. Për momentin ndaj të ndaluarve është ngritur akuza e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura në gjini” për 45-vjeçarin Bashkim L., dhe “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura” për 3 të tjerët. Grupit hetimor i është bashkuar edhe Prokuroria e Lushnjës, ndërsa do mblidhen dëshmi nga të afërm, banorë dhe familjarë të së miturës. Gjithashtu është kryer këqyrje e banesës dhe vendeve ku është bërë abuzimi.
DITA
Comments
Ku jane ata(o) qe flasin e
<p>Ku jane ata(o) qe flasin e merakosen per "objektifikimin" e femres, per fundet e shkurtra, per "muhabete grash" dhe per sexizmin ne politiken kot shqiptare?</p>
Add new comment