Nipi qëllon me armë xhaxhanë

Postuar në 11 Janar, 2014 11:57

VLORË -Nipi ka qëlluar më armë xhaxhanë e tij, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotshme në zonën Skelë-Çole në qytetin e Vlorës. Policia bën ët ditur se për shkak të një konflikti mes dy vëllezërve, sherri ka degjeneruar në përplasje të armatosur mes tyre. Sipas policisë pas një sherri në familje mes dy vëllezërve, nipi  me iniciale A.D 25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri makinën ku ndodhej xhaxhai i tij.  Nga plumbat është dëmtuar makina tip “Ford Focus” me targë me targë AA537EE që drejtonte xhaxhai. Makina ka xhama të thyer dhe shenja të qarta të plumbave. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka persona të lënduar në njerëz. Drejtuesi i mjetit tip ‘Ford Focus” u shoqërua në polici për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Emrat e personave të përfshirë në ngjarje nuk bëhen me dije. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.