Armët kimike, zyrtari i DASH: Do ketë edhe raste të tjera bashkëpunimi

Postuar në 12 Janar, 2014 03:42

Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, ka komentuar sërish çështjen e armëve kimike dhe refuzimin e Shqipërisë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, Yee tha se është i sigurt se do të ketë edhe raste të tjera të ngjashme bashkëpunimi në të ardhmen me Shqipërinë.

“Ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë dhe të fuqishëm me Shqipërinë në një gamë të gjerë veprimtarish, duke përfshirë sferën e sigurisë, sferën ekonomike, tregtare, kulturore dhe politike. Ky aspekt potencial i bashkëpunimit tonë, pra përsa i përket shkatërrimit të armëve kimike, në fund rezultoi i pamundur, por ne e mirëpresim gatishmërinë e treguar nga qeveria e Shqipërisë për t’u takuar dhe biseduar me ne dhe për të shqyrtuar kërkesën tonë. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë të NATO-s dhe partnerë të tjerë të interesuar për të bërë atë që është e nevojshme të bëhet në shkatërrimin e armëve kimike siriane sipas kalendarit që kemi përcaktuar. Jemi të sigurt se do të ketë edhe raste të tjera për lloje të ngjashme bashkëpunimi me Shqipërinë në të ardhmen,” tha Yee.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.