Gjykata çon në psikiatri autorin e masakrës së Gjonomadhit

Bashkim Latollari, autori i masakrës së një jave më parë në Gjonomadh të Korçës, ndodhet i shtruar në spital e burgut me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Dosja e Latollarit është transferuar nga Korça drejt Tiranës, pasi në bazë të ligjit janë Krimet e Rënda, kompetente, për shqyrtimin e dosjes së tij.
Por ndryshe nga sa kishte vendosur Gjykata e Korçës, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin për katër vrasje, Krimet e Rënda kanë firmosur një tjetër masë sigurie, atë të shtrimit të detyruar në spital psikiatrik për një afat 2 javor, shkruan sot GSH. Brenda këtij afati, ekspertë psikiatër të Mjekësisë Ligjore, pritet të përcaktojnë gjendjen mendore të Latollarit
“I dyshuari shfaqi në sallën e gjyqit shenja paqëndrueshmërie mendore. Ndaj për këtë shkak u vendos të shtrohet në spital psikiatrik, derisa ekspertët të përcaktojnë gjendjen e tij mendore”, citon gazeta një burim.
Prokuroria do t’i drejtohet me kërkesë institutit të Mjekësisë Ligjore, që të caktojë një ekspert psikiatër. Ky i fundit pasi të intervistojë të dyshuarin do të paraqesë konkluzionin pranë prokurorisë duke ‘vulosur’ në këtë mënyrë fatin e Latollarit, nëse do të vendoset në psikiatri, apo të kyçet në qeli, me shumë gjasë përjetësisht.
Bashkim Latollari ekzekutoi një javë më parë katër persona, një ngjarje që tronditi mbarë vendin.
Dita
Add new comment