Arkiv-Lajme të përditësuara
Tjetër shpërthim/ Tritol shtëpisë së shefit të policisë së burgjeve në Fushë Krujë
Shefi i policisë së Fushë Krujës është vënë në shënjestër të një sulmi me lëndë eksplozive. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mesnatës në Kamëz, në banesën e shtetasit L.H, me detyrë shef i policisë së burgut Fushë – Krujë, ku persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë eksplozive në hyrje e derës, por fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Nga ana e policisë po kryhen veprimet hetimore dhe proçeduriale në vendngjarje, ndërkohë që po punohet intesivisht për zbardhjen dhe motivet e vendosjes së lëndës eksplozive.
"Drejtësia të gjejë fajtorët e 21 Janarit"
Eduart Kukan, kreu i delagacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian dhe raportuesi për Shqiperinë, Nikola Vuljaniç apeluan sërish për drejtësi për 4 të vrarët e 21 Janarit.
Ata thanë se do të vijojnë të ngrenë zërin për këtë çështje dhe se fajtoret, sipas tyre duhet të dënohen.
“Nuk ka kompromis për këtë çështje, Shqipërisë i nevojitet një start i pastër dhe një fillim i ri”, theksoi Vuljaniç.
Ndërkohë, Kukan shtoi se familjaret e 4 viktimave nuk duhet të heqin dorë së kërkuari drejtësi, pavarësisht së çfarë qeverie është në Tiranë.
BE hap negociatat me Serbinë, shqiptarët në protestë
Serbia ka hapur sot negociatat me BE-në për anëtarësimin në union. Në Këshillin e BE-së në Bruksel po mbahet një konference e ndërqeveritare, ku Serbia prezantohet me IviCa Daçiç dhe zv.kryeministri Aleksandar Vuçiç, ministri i Integrimit Evropian, Branko Ruziç dhe kreu i ekipit negociator, Tanja Misçeviç.
Ndërsa BE përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule. Takimi i sotëm është më shumë ceremonial.
Berisha kujton 21 janarin dhe flet me të njëjtën gjuhë si tre vite më parë
Ish-kryeministri Berisha kujton 21 janarin e 2011-s nëpërmjet një postimi në Facebook. Në një status të postuar pak pas mesditës, Berisha ripërsërit të njëjtin qëndrim të tre viteve më parë, duke akuzuar Ramën si ideator të protestës për të marrë pushtetin dhe protestuesit si “banditë të paguar”.
Një ditë pas atentatit, mjekët: Fredo Berberi rëndë, s’ka dalë nga rreziku për jetën
Një ditë pas atentatit me eksploziv ndaj kreut të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi gjendja e tij paraqitet e rëndë. Sipas mjekëve të spitalit të traumës, Berberi ka pësuar dëmtime të rënda në bark, në zorrën e trashë, gjymtyrët e poshtem dhe sidomos në veshkë, çka i bën ata të pasigurt për të thënë se është jashtë rrezikut për jetë.
PD i drejtohet Kushtetueses për sulmin ndaj ILDKP dhe hetimin e të dhënave tatimore
Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa për të ndaluar atë që e konsideron si sulm të mazhorancës ndaj ILDKP-së, si dhe për mosngritjen nga ana e Kuvendit të një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me manipulimin e të dhënave tatimore. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një konferencë për mediat nga selia e PD-së sqaroi se dy kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese synojnë të ndalin përshkallëzimin e veprimtarisë antikushtetuese dhe arrogante të qeverisë Rama-Meta.
21 janari, ceremoni përkujtimore për 4 viktimat
U zhvillua në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, ceremonia përkujtimore për katër viktimat e 21 janarit të vitit 2011. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për të ndjerët janë vendosur katër pllaka përkujtimore, mbi të cilat me dhjetëra qytetarë e të afërm vendosën lule.
Më herët në ambientet e brendshme të Kryeministrit, shefi i Qeverisë Edi Rama duke folur përpara familjarëve të viktimave, u shpreh se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo ditë e trishtueshme për historinë e vendit dhe se sot populli nuk është më peng i votës së vjedhur dhe i pushtet që i grabiti.
Fatos Klosi: S’është i pamundur hetimi i Berishës dhe Bashës për 21 janarin
-Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet se tre vitet që shkuan dhe që s'e vunë dot drejtësinë në vend, tregojnë se sistemi i ynë i drejtësisë është i korruptuar, përveçse ekonomikisht dhe politikisht. Për Fatos Klosin, përgjegjësia e plotë për moszbulimin e ngjarjes së 21 janarit është e sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij, policia në këtë rast ishte palë dhe prej saj nuk është pritur drejtësi.
Sot bëhen 3 vjet nga ngjarja e 21 janarit ku humbën jetën 4 demonstrues. Si e shikoni mungesën e dënimit për përgjegjësit e asaj ngjarjeje?
Bushati i përgjigjet Bashës për Radikën: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, rreth çështjes së Radikës.
Në një postim në Facebook, Bushati i kujton atij kohën kur si ministër i Jashtëm ka firmosur faljen e detit, ndërkohë që qeveria e tanishme shqiptare nuk po toleron asgjë kundër interesit të shqiptarëve.
Bushati shkruan: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin! Dokrra prej hini, do të thoshte At Gjergj Fishta”.
Një ditë më parë, Basha kërkoi që qeveria të bënte transparencë lidhur me çështjen e lumit Radika.
Dita
21 Janari, Rama mesazh sot përpara Kryeministrisë
Dje u mbyll rikonstruksioni i fasadës së godinës. Detajet e ceremonisë së tretë
Fatjona Mejdini