Një ditë pas atentatit, mjekët: Fredo Berberi rëndë, s’ka dalë nga rreziku për jetën

Postuar në 21 Janar, 2014 06:57

Një ditë pas atentatit me eksploziv ndaj kreut të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi gjendja e tij paraqitet e rëndë. Sipas mjekëve të spitalit të traumës, Berberi ka pësuar dëmtime të rënda në bark, në zorrën e trashë, gjymtyrët e poshtem dhe sidomos në veshkë, çka i bën ata të pasigurt për të thënë se është jashtë rrezikut për jetë.

Kryekomunari i komunës Qendër i është nënshtruar mbrëmjen e djeshme një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale dhe po mbahet në parametra jetësorë në spitalin ushtarak. Mesditën e djeshme ai ra pre e një atentati, kur makina që drejtonte shpërtheu ndërsa ishte në ecje e sipër në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.