Arkiv-Lajme të përditësuara
Farudin Hoxha: Një politikan u tha njerëzve ‘nëse nuk keni lekë për të paguar dritat, mos e bëni’
Farudin Hoxha, ekspert në fushën e energjetikës, në një intervistë për GSH, komenton situatën në vend.
I pyetur se nga vjen kjo kulturë e mospagimit të dritave, ai thotë: “Po të shohim me kujdes, zonat më problematike kur vjen fjala te pagesa e energjisë janë edhe ato më të varfrat në vend. Sigurisht që politika ka rolin e saj negativ në këtë kuadër dhe jo rrallë faturat e energjisë janë përdorur për përfitime elektorale. Kam qenë personalisht në një event ku banorëve, që i ankoheshin se nuk kishin para të paguanin energjinë, një politikan u tha që të mos paguanin”.
Qeveria maqedonase: Nuk ka projekt konkret për Radikën
Dy ministra të Qeverisë maqedonase ndodhen në Tiranë, ku kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të kabintetit qeveritar, me të cilët kanë diskutuar për cështjen e shumëpërfolur të devijimit të lumit Radika.
Pas këtij takimi, ministri i Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini, ministri maqedonas i Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtëm shqiptar Dimtir Bushati, ai i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, dolën në një prononcim për mediat.
"Burg përjetë" për Ilir Xhakjan
Gjykata e Apelit ka lënë në burg përjetë Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, më 13 janar të 2012-ës, në Durrës. Me vendimin e sotëm, u konfirmua edhe një herë vendimi i dhënë për 34-vjeçarin, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, i kishte dhënë të njëjtin vendim, pak kohë më parë.
Kuvendi miraton ngritjen e komisionit për reformën territoriale, opozita bojkoton
Kuvendi miratoi në seancën e sotme ngritjen e një komisionit parlamentar për Reformën Territoriale. Komisioni do të funksionojë mbi propozimin e depozituar nga Partia Socialiste, por që është pranuar nga të gjitha grupet parlamentare, përfshi këtu edhe opozitën, gjatë shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve. Kështu në këtë komision pozita dhe opozita do të kenë të njëjtin numër anëtarësh, komisioni do të ketë dy bashkëkryetarë, ndërsa mbledhjet e tij cilësohen të vlefshme vetëm nëse janë mbi 50 % të numrit të anëtarëve të tij. Opozita në këtë komision do të ketë të drejtën e vetos.
Rama: S’ka projekt për Radikën, nuk jemi ata, që e dhanë detin si një copë bakllava
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas largimi të opozitës nga Kuvendi i cilësoi tërësisht të pavërteta akuzat e Partisë Demokratike, e cila sipas tij me këtë politikë të vjetër si ‘kënd fletë- rrufesh’ do të qëndrojë edhe për shumë kohë në opozitë.Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se nuk ka asnjë projekt apo marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë për devijimin e lumit Radika, ndërsa shtoi se kjo qeveri nuk do të bënte asgjë kundër interesave të shqiptarëve, ndryshe opozita, e cila siç u shpreh Rama, në kohën kur ishte në pushtet ia dha një copë të detit fqinjëve sikur të ishte një c
Kodheli- Berishës: Jetën e babait ta kam borxh dy herë, por s’kam vrarë si ti
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila kryesonte listën e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e përgjithshme, mbrojti dorëheqjen e deputetes së Lezhës, duke thënë se ajo është e sëmurë.
Por reagimi i saj solli edhe shpërthimin e ish- kryeministrit Sali Berisha.
Ai tha se është e turpshme që po përdoret një femër për të mbrojtur atë që i janë bërë femrave në Kuvend.
Berisha tha se deputetet femra në qarkun e Lezhës po japin dorëheqjen që në Kuvend të vijnë eksponentë të mafies.
Nafta, Albpetrol përplaset me Bankers
Një dokument konfidencial i Albpetrol duket hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë 'Bankers Petrolium' në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas.
Trafiku i drogës Shqipëri- Itali-Holandë, pranga 33 shqiptarëve
Policia italiane ka shkatërruar një rrejt të trafikut të drogës, e cila udhëhiqej nga shqiptarët. Guardia Di Finanza në saj të një operacioni të ndërmarrë mëngjesin e sotëm ka arrestuar 35 persona, nga të cilët 33 ishin shqiptarë, një serb dhe një vajzë rumune.
Gjykata “fal” Belle Air, i pranon falimentimin
Gjykata e Tiranës ka shpallur dje falimentimin e kompanisë ajrore “Belle Air”, duke i caktuar një administratore të re deri në fund të procedurave likuiduese për mbylljen. Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Çeliku, i cili ka pranuar kërkesën e kompanisë se fluturimeve që prej disa muajsh e ka mbyllur aktivitetin e saj. Më parë ishte kërkuar ekspertimi ekonomik, ndërkohë që kompania i detyrohej edhe buxhetit të shtetit 5 milionë euro tatime të papaguara, ndërsa duhet të kompensojë udhëtarët që la rrugëve para se të shpallte falimentin.
Durrës, shpërthen një makinë në zonën e Plepave, plagoset drejtuesi
Një makinë ka shpërthyer dhe më pas është djegur tërësisht ditën e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave, pranë bregdetit. Gjatë momentit të shpërthimit brenda mjetit tip ‘Citroen’ që po lëvizte në rrugën Plazh-Plepa gjendej vetëm drejtuesi i tij, i cili është nxjerrë jashtë nga persona të rastësishëm që i kanë ardhur në ndihmë. I plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Xhemal Çela, 45 vjeç i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.