"Burg përjetë" për Ilir Xhakjan

Gjykata e Apelit ka lënë në burg përjetë Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, më 13 janar të 2012-ës, në Durrës. Me vendimin e sotëm, u konfirmua edhe një herë vendimi i dhënë për 34-vjeçarin, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, i kishte dhënë të njëjtin vendim, pak kohë më parë.
Në vendimin e dhënë nga Apeli, thuhet se, Xhakja akuzohet nga prokuroria, për "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Adem Tahirajt", "Vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndoka", "Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake".
Shekulli
Add new comment