Rama: S’ka projekt për Radikën, nuk jemi ata, që e dhanë detin si një copë bakllava

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas largimi të opozitës nga Kuvendi i cilësoi tërësisht të pavërteta akuzat e Partisë Demokratike, e cila sipas tij me këtë politikë të vjetër si ‘kënd fletë- rrufesh’ do të qëndrojë edhe për shumë kohë në opozitë.Kreu i qeverisë përsëriti edhe një herë se nuk ka asnjë projekt apo marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë për devijimin e lumit Radika, ndërsa shtoi se kjo qeveri nuk do të bënte asgjë kundër interesave të shqiptarëve, ndryshe opozita, e cila siç u shpreh Rama, në kohën kur ishte në pushtet ia dha një copë të detit fqinjëve sikur të ishte një copë bakllava..
“Kujtojnë se do i nxjerrin shqiptarët në rrugë kundër qeverisë në interes kombëtar ndërkohë që interesin kombëtar e shitën kur ishin në detyrë duke i hequr një pjesë së detit Shqipërisë. Na dinë si veten e tyre që vajtën dhe firmosën atë dhënien e një cope deti sikur të ishte një copë bakllava. Nuk ka projekt pasi projekt është në këtë rast është kur ka një projekt zbatimi nga qeveritë e të dyja vendeve”, – shtoi Rama.
Shqip
Add new comment