Arkiv-Lajme të përditësuara
Arben Malaj lavdëron Ramën për politikat ekonomike: I saktë dhe i qartë
Në një intervistë të gjatë për gazetën Dita, Arben Malaj, ish- deputet dhe ministër, vlerëson qeverinë e re të Edi Ramës sa u përket politikave ekonomike.
Ai vlerëson sidomos marrëveshjen e arritur me FMN-në.
“Përderisa situata po përkeqësohej me shpejtësi, vendit dhe jo thjesht qeverisë, i duhej marrëveshje dhe bashkëpunim me FMN, BB dhe institucione të tjera financiare,” thotë Malaj.
Ai thotë se qeveria duhet të ndërpresë sidomos zinxhirin e borxheve të këqija.
Sulmohet me armë autobusi
Një autobus pasagjerësh është sulmuar me armë automatike gjatë orëve të natës në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Një 23-vjeçar, pasagjer në autobus, është plagosur në kraharor prej të shtënave dhe një 19-vjeçare ka marrë plagë të lehta në fytyrë.
Swoboda: Jam pro Shqipërisë në BE
Kreu i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Ditën e sotme, Sëoboda zhvilloi një takim me studentë në Tiranë, nga ku foli për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ai shprehu zhgënjimin e tij që Shqipëria nuk e mori statusin kandidat në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Megjithatë, Swoboda shpreson që Shqipëria ta marrë statusin në muajin qershor. Ai theksoi rëndësinë e reformave, të cilat duhet të ndërmerren pa hezitim për t’i hapur rrugë procesit evropian të vendit.
Berisha: Qeveria e tritolit solli vitin e tritolit, trafiqeve dhe maskave
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rritjen e kriminalitetit përgjatë muajit të parë të 2014. Në rrjetin social facebook, Berisha shprehet se shperthimet e perditshme te tritolit, ne serialin e akteve thuajse te perditshme terroriste, perbejne dhe tiparin me kryesor te ketij viti.
Shkodër, sherr për borxhin, vritet 34-vjeçari
Një borxh i pashlyer dyshohet të ketë qenë motivi i vrasjes së një të riu shkodran.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Omarqaj, të Shkodrës, ku 34-vjeçari Florjan Stërkaj është qëlluar me armë zjarri pas një debati me Pal Prroni, i cili është shpallur në kërkim si autor i dyshuar.
Horror në Librazhd, 54-vjeçarja përdhunohet nga i biri
Lajmet e tmerrshme nga ky vend nuk kanë fund.
Një 54-vjeçare nga Librazhdi ka denoncuar djalin e vet se e ka përdhunuar.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Dardhë të komunës Hotolisht të Librazhdit.
Sipas burimeve të policisë, 27-vjeçari Astrit Miska kishte hyrë rreth orës 01:00 në dhomën e së jëmës dhe e ka përdhunuar këtë të fundit, pavarësisht kundërshtimeve të saj.
Pas ngjarjes së rëndë, gruaja ka bërë denoncimin në polici, çka ka sjellë arrestimin e 27-vjeçarit.
Tashmë ai do të procedohet penalisht për “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.
“S’ka projekt pa miratimin e fqinjëve”
Pas reagimeve të shumta, që ka shkaktuar në Maqedoni dhe Shqipëri projekti për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës, është prononcuar edhe kryeministri Nikolla Gruevski. Ai ka deklaruar se ky projekt nuk do të realizohet, nëse me të dëmtohet ambienti jetësor.
Arrestohet kryedoganieri i Kapshticës dhe një tregtar
Policia ka arrestuar shefin e zyrës operacionale të doganës së Kapshticës Algert Lami, 33 vjeç, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe tregtari Krenar Halimllari 38 vjeç, i cili akuzohet për kontrabandë mallrash.
Sipas policisë, gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy doganieret e turnit shtetasit me iniciale L.K dhe V.T.
Raporti konfidencial: Abuzimet që kapëm në dhomën e serverit
Partia Demokratike ka kërkuar edhe dje që Prokurori e Përgjithshme të reagojë në lidhje me “skandalin” e serverit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve duke thënë se kemi të bëjmë me një megaskandal nga dyshja Rama-Meta. Gazeta “DITA” u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorisë që ka nisur hetim për këtë çështje duke sjellë për lexuesit ngjarjen ashtu si ka ndodhur dhe për të zbardhur arsyet pse është ngritur gjithë kjo fortunë mediatike.
Audit për serverin nga Ministria
Skema e bashkëpunimit PS-FRD, aleancë në zgjedhjet lokale të 2015
Zbardhet takimi i disa ditëve më parë mes Ramës dhe Topit. Milo: Edhe ne në negociata
Fatjona Mejdini