Berisha: Qeveria e tritolit solli vitin e tritolit, trafiqeve dhe maskave

Postuar në 26 Janar, 2014 13:10

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar rritjen e kriminalitetit përgjatë muajit të parë të 2014. Në rrjetin social facebook, Berisha shprehet se shperthimet e perditshme te tritolit, ne serialin e akteve thuajse te perditshme terroriste, perbejne dhe tiparin me kryesor te ketij viti.

“Te dashur miq, shperthimet e perditshme te tritolit, ne serialin e akteve thuajse te perditshme terroriste, perbejne dhe tiparin me kryesor te ketij viti. Vallen e vdekjes apo serialin e akteve terroriste me tritol e nisi qeveria me vendosjen e tritolit ne pallatet me leje ne Vlore, ndertimet me leje ne Tirane, e vazhdoi me tritolin ne te ndenjurat e Besnik Dervishit ne kryeministri, tritolin ne shtyllen kriminale te tensionit te larte qe protestonte per taksat e larta dhe rritjen e çmimit te naftes” shkruan Berisha.

Përballë kësaj situate ai lëshon akuza në drejtim të qeverisë për paaftësi dhe mungesë përgjegjësie për të marrë në kontroll rendin dhe sigurinë.

“Kryekreu i vendit, qeteson shperthimet e tij te brendshme me shperthime eksplozivi ne mbare vendin. Por kjo nuk ndalet me kaq. Fallangat e krimit hedhin granaten ne dere te shtepise kryetarit te PD ne Pogradec, vendosin C4 per te ekzekutuar ne bulevardin kryesor te qytetit kryetarin e komunes Qender Vlore, dy dite me vone, dje ne bulevardin Durres – Plazh, hidhet ne ere nje biznesmen, i ndjeri Xhemal Çela. Ne asnje rast nuk kapet autori dhe per kete fajin e kane kartat e celulareve. Nderkohe maskat dalin çdo dite ne rruget e qyteteve dhe fshatrave tona, grabisin, plaçkisin, vrasin dhe per keto fajin e kane çorapet qe kriminelet perdorin per te mbuluar fytyren.Vrasjet jane dyfishuar dhe per kete fajtor jane armet, ndaj duhet ligj i ri. Trafiqet nga ajri, deti dhe toka jane shumfishuar, karvanit i prijne ministra, deputete sepse tani trafiqet i drejton vete Policia. Per te gjitha keto kryekreu na thote se fajin e ka heqja e vizave. Prandaj dhe sipas tij per shkak te kartave, çorapeve, armeve dhe vizave lufta kunder tritolit, maskave, vrasjeve, trafiqeve eshte thjesht iluzion. Keta jane miqte e krimit!” përfundon Berisha.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.