Shkodër, sherr për borxhin, vritet 34-vjeçari

Postuar në 26 Janar, 2014 13:09

Një borxh i pashlyer dyshohet të ketë qenë motivi i vrasjes së një të riu shkodran.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Omarqaj, të Shkodrës, ku 34-vjeçari Florjan Stërkaj është qëlluar me armë zjarri pas një debati me Pal Prroni, i cili është shpallur në kërkim si autor i dyshuar.
I riu mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndërroi jetë në orët e pasdites. Burime nga ky spital bëjnë me dije se pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk ka mundur të rezistojë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë një borxh i pashlyer.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.