Arrestohet kryedoganieri i Kapshticës dhe një tregtar

Policia ka arrestuar shefin e zyrës operacionale të doganës së Kapshticës Algert Lami, 33 vjeç, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe tregtari Krenar Halimllari 38 vjeç, i cili akuzohet për kontrabandë mallrash.
Sipas policisë, gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy doganieret e turnit shtetasit me iniciale L.K dhe V.T.
Doganierët akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, duke favorizuar kundrejt ryshfetit tregtarin nga Elbasani për të shmangur detyrimin doganor.
Shekulli
Add new comment