Arkiv-Lajme të përditësuara

Topi ironizon Berishën pas takimit me Ramën: Do thotë se u kompletua faza e katërt e grushtit të shtetit

Postuar në 23 Janar, 2014 04:08

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, dha një prononcim për mediat pas darkës me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se është biseduar për çështje të rëndësishme si reforma territoriale dhe ndryshimet kushtetuese.

Rama darkon me Topin

Postuar në 23 Janar, 2014 04:04

Kryeministrit Edi Rama darkoi për më shumë se 3 orë me kreun e FRD-së Bamir Topi, në një nga restorantet e Tiranës.
Takim ky, që duket se i hap rrugën një bashkëpunimi të përfolur kohët e fundit mes dy forcave, që sipas ish-presidentit është i domosdoshëm për çështje me rëndësi në vend.

Vritet për parkim duke pritur fëmijët para shkollës

Postuar në 22 Janar, 2014 15:46

Një 32-vjeçar është vrarë me thikë pas një debate për një vend parkimi.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Kuçovë pranë një shkolle 9-vjeçare.

I vrarë ka mbetur Artan Braushi, ndërsa autori i dyshuar është Elton Bori. Ky i fundit e ka goditur 32-vjeçarin pasi ka dalë nga makina.

Pak orë pas ngjarjes policia ka arrestuar Borin. Dyshohet se pas një sherri verbal, 36-vjeçari ka qëlluar me thikë mbi Braushin duke e lënë të vdekur.

Shekulli

Prokuroria e Kavajës kërkon burgim të përjetshëm për piktorin Ardian Traga

Postuar në 22 Janar, 2014 15:44

Prokuroria e Kavajes ka dhene pretencen para Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kavaje ne lidhje me akuzen ndaj te pandehurit Ardian Traga, i akuzuar per masakren me dy te vrare dhe dy te plagosur ne Malin e Robit ne 25 korrik 2012. Ngjarja pati nje buje te madhe per shkak te vendit ku u zhvillua pasi kishte shume pushues.

Reforma territoriale, opozita nuk jep konsensusin, Meta: Pretendime politike

Postuar në 22 Janar, 2014 15:42

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku do të diskutohej lidhur me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën administrative-territoriale është mbyllur pa një konsensus mazhoranës dhe opozitës.
Në një komunikim për mediat pas kësaj mbledhjeje Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shprehu keqardhjen për refuzimin e konsensusit nga ana e opozitës lidhur me komisionin për reformën territoriale dhe i cilësoi si tërësisht politike pretendimet e paraqitura prej saj.

Qeveria anullon projektin koncensionar në bregdetin e Jugut

Postuar në 22 Janar, 2014 15:40

Qeveria ‘Rama’ vendosi të anullojë projektet koncensionare të miratuara nga Qeveria e mëparshme në bregdetin jugor të vendit.

Kështu Këshilli i Ministrave vendosi shfuqizimin e projektit koncesionar i parashikuar të zbatohej në zonat bregdetare plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll.

Ky vendim konsiderohet si një hap i rëndësishëm i iniciativës qeveritare e cila do të thellohet dhe do të vazhdojë më tej me marrjen e masave te mëtejshme të karakterit legjislativ, duke synuar kthimin e plazhit dhe të brezit bregdetar për përdorim në interes të publikut.

Statusi, Fyle sërish në Tiranë

Postuar në 22 Janar, 2014 15:39

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle do të vijë sërish në Tiranë në muajin shkurt për të vijuar pjesën e dytë të dialogut të nivelit të lartë me autoritetet shqiptare.

Drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Jean-Eric Paquet thotë në një intervistë për Top Channel, se shumë shpejt do të përgatitet raporti i ri për Shqipërinë për statusin kandidat në qershor. Në këtë dokument, sipas tij, do të reflektohen zhvillimet e fundit, veçanërisht në luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Autostrada energjitike” Shqipëri- Kosovë, gati për të nisur punimet

Postuar në 22 Janar, 2014 10:36

Së shpejti pritet të nisin punimet për ndërtimin e “autostradës energjitike” Shqipëri-Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një konferencë për shtyp. Ai theksoi se, ka nisur tashmë zbatimi i projektit më të rëndësishëm mes dy shteteve shqiptare. “Kontrata është nënshkruar dhe tenderimi ka përfunduar. Tani pritet vetëm disbursimi i parave dhe nisja e punimeve”, është shprehur Gjiknuri.

Nishani dhe Bushati takohen për Radikën

Postuar në 22 Janar, 2014 10:35

Presidenti Nishani ka pritur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Në takim është diskutuar rreth shqetësimit të krijuar ditët e fundit në opinion lidhur me idenë e e shtetit maqedonas për devijimin e lumit Radika.

Vlorë, grabitet me maska një filial banke në Orikum

Postuar në 22 Janar, 2014 10:34

Dy persona të maskuar dhe armatosur kanë grabitur një filial banke ditën e sotme në Orikum. Sipas dëshmitarëve të rastit, grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas kanë neutralizuar rojen private dhe marrë rreth pesë milionë lekë nga sporteli.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë mësohet se janë ngritur postblloqe për kapjen e tyre. Dyshohet se autorët janë fshehur në një pyll në zonën e njohur si fusha e fshatit Dukat.

Shqip

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara