Qeveria anullon projektin koncensionar në bregdetin e Jugut

Qeveria ‘Rama’ vendosi të anullojë projektet koncensionare të miratuara nga Qeveria e mëparshme në bregdetin jugor të vendit.
Kështu Këshilli i Ministrave vendosi shfuqizimin e projektit koncesionar i parashikuar të zbatohej në zonat bregdetare plazh Dhërmi dhe plazh Perivoll.
Ky vendim konsiderohet si një hap i rëndësishëm i iniciativës qeveritare e cila do të thellohet dhe do të vazhdojë më tej me marrjen e masave te mëtejshme të karakterit legjislativ, duke synuar kthimin e plazhit dhe të brezit bregdetar për përdorim në interes të publikut.
Këshilli i Ministrave, në përmbushje të prioriteteve për kthimin e Shqipërisë në një destinacion atraktiv turistik dhe rehabilitimin mjedisor në zona me rëndësi kombëtare, kryesisht në bregdet, po ndërmerr ndërhyrjet e nevojshme legjislative, të cilat vlerësohen emergjente për çlirimin e këtyre zonave nga ndërtimet dhe ndërhyrjet e paligjshme, në dëm të interesave të qytetarëve.
Tema
Add new comment