Qeveria maqedonase: Nuk ka projekt konkret për Radikën

Postuar në 24 Janar, 2014 03:46

Dy ministra të Qeverisë maqedonase ndodhen në Tiranë, ku kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të kabintetit qeveritar, me të cilët kanë diskutuar për cështjen e shumëpërfolur të devijimit të lumit Radika.

Pas këtij takimi, ministri i Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini, ministri maqedonas i Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtëm shqiptar Dimtir Bushati, ai i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, dolën në një prononcim për mediat.

"Eshtë për të ardhur keq që edhe në ato raste kur ka një dialog të mirëfilltë mes dy qeverive për të adresuar çështje që kanë një impakt ndërkufitar, sërish ka spekullime për gjoja humbje të interesave kombëtare të një shteti. Nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika. Ne besojmë se perdorimi i ujerave jane çeshtje te rendesishme dhe ato diskutohen në përputhje me konventat ndërkombëtare", tha ministri i Jashtëm Bushati.

Ministri siguroi se Qeveria shqiptare do të mbrojë dinjitetin kombëtar, integritetin territorial dhe të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë.

Nga ana e tij, ministri i Ambientit Jetësor Abdilaqim Ademi, theksoi se bashkë me kolegun e tij ndodhet në Tiranë jo vetëm për të informuar, por edhe për të sqaruar se për idenë e vjetër që është vetëm në letër për devijimin e lumit Radika, nuk ka asnjë projekt apo studim për impaktin në mjedis.

"Për sa kohë nuk ka një projekt dhe një studim të mirëfilltë, atëherë nuk ka nevojë për shqetësim. Në bazë të konventave ndërkombëtare, kur fillohet një projekt i tillë, në një fazë të caktuar duhet pyetur opinioni publik, si dhe duhen bëre bisedime me vendet fqinje", sqaroi Ademi.

Në të njëjtën linjë ishin edhe ministrat e tjera në prononcimet e tyre.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.