21 janari, ceremoni përkujtimore për 4 viktimat

Postuar në 21 Janar, 2014 06:54

U zhvillua në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, ceremonia përkujtimore për katër viktimat e 21 janarit të vitit 2011. Në shenjë kujtimi dhe nderimi për të ndjerët janë vendosur katër pllaka përkujtimore, mbi të cilat me dhjetëra qytetarë e të afërm vendosën lule.

Më herët në ambientet e brendshme të Kryeministrit, shefi i Qeverisë Edi Rama duke folur përpara familjarëve të viktimave, u shpreh se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo ditë e trishtueshme për historinë e vendit dhe se sot populli nuk është më peng i votës së vjedhur dhe i pushtet që i grabiti.

Kryeministri premtoi se një nga synimet më të mëdha dhe një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj qeveria është t’i japë
21 janari
Mjekët që gënjyen më 21 janar
Hetim i ri për 21 janarin
“21 Janari”, gjyqtarët të ndarë
kuptimin e duhur fjalës drejtësi të cilën vetë Rama e krahasoi me një ferr që sorollat njerëzit e varfër pa u dhënë drejtësinë që meritojnë.

“Nuk u votuam për të zëvendësuar një Qeveri me nje tjeter, por për të ndryshuar rrënjësisht dhe mënyrën e sjelljes së qeverisë me qytetarët, për t’i dhënë kuptimin e duhur fjalës drejtësi, dhe për të luftuar që drejtësi të bëjë drejtësi, të mos blihet dhe shitet në dyert e gjykatave. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por një nga gjërat që s`ka ndryshuar për Shqipërinë është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë. Është ferri ku përpëliten nënat që kërkojnë hakun e djemve të vrarë. Është ferri ku treten shpresat dhe kur përqeshet një Shqipëri e tërë përpara sprovës mes të drejtës dhe organeve të drejtësisë”, u shpreh kryeministri.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.