Harito: Bashkëpunim shqiptaro-italian për trajnimin e administratës

Shkollës Shqiptare e Administratës Publike dhe Shkolla Kombëtare e Administratës Publike të Italisë vendosin kontaktet e para për bashkëpunim. Takimi është zhvilluar me iniciativën e Ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito, dhe ambasadorit të Republikës së Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast, pranë kësaj ministrie, u diskutua rreth mundësisë së organizimit të trajnimeve të vazhdueshme për nëpunësit e Administratës Publike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së trajnimeve të Shkollës shqiptare të Administratës Publike drejt standardeve ndërkombëtare.
Sipas ministres Harito, bashkëpunimi konsiston në shkëmbimin e eksperiencës për trajnimin e Trupës së Lartë Drejtuese, duke u fokusuar në hartimin e kurrikulës për këtë qëllim, planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese në të gjitha sektorët e Administratës Publike, në lidhje me politikat publike, modernizimin e shtetit dhe politikat prioritare të Bashkimit Evropian, mbështetje për Qendrën e Kërkimeve dhe Publikimeve të ASPA-s, pjesëmarrje të nëpunësve të administratës publike shqiptare në aktivitetet trajnuese të SNA, aktivitete këto që do të bëhen të njohura nga ASPA, ndihmesë në zhvillimin e e-learning, dhe dixhitalizimin e materialeve të trajnimit, bashkëpunime në projekte të ndryshme për të përdorur sa më mirë fondet e BE.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve pritet të nënshkruhet në mars.
Dita
Add new comment