Basha me Mediun, Idrizin, Ndokën: “21 janari, faj i organizatorëve, sot u përdhos kujtimi i viktimave”

Një ditë përpara Konferencës së Kryetarëve, që do të vendosë për ngritjen e Komisionit Parlamentar për ndarjen e re territoriale, opozita i përgjigjet negativisht ftesës për t’u bërë pjesë e tij. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se mazhoranca duhet t’i garantojë opozitës të drejtën e vetos në komisionin dypalësh dhe gjithashtu garancinë se reforma nuk do të votohet në sallën e Kuvendit në mënyrë të njëanshme. Ai doli në konferencë përshtyp me krerët e partive të opozitës që humbi thellë në 23 qershor.
Një nga pyetjet për krerët e partive opozitare ishte: Maxhoranca PS-LSI përkujtoi sot 21 Janarin. Ndërkohë kryeministri bëri apel për drejtësi duke e cilësuar atë të munguar. Keni ndonjë koment në lidhje me këtë deklaratë?.
Përgjigja ishte: “Pasojat e 21 janarit nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët e 21 janarit, që sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit…”
Ndërkohë Basha paralajmëroi se “nëse shumica miraton e vetme ndarjen e re territoriale”, opozita, sipas tij, “do reagojë fuqishëm”. “Jemi gati nëse na thërrasin në sheshin e një beteje, që në fakt për ne dhe për çdo qytetar shqiptar duhet të ishte beteja për mbrojtja e kufirit të shenjtë të demokracisë – tha ai.
Dita
Add new comment