Ngjela refuzon ftesën për ceremoninë: Rama e ka braktisur ‘21 Janarin’

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela e ka braktisur ftesën e marrë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e trevjetorit të 21 Janarit.
Në një prononcim për Panoramën, Ngjela thotë se Rama e ka braktisur ‘21 Janarin’.
“Ftesës që më erdhi nga Partia Socialiste, nga Edi Rama, unë iu përgjigja: Nuk marr pjesë! Sepse ju e keni braktisur intencionin e 21 janarit. Tri kanë qenë qëllimet e këtij opozicioni. Korrupsioni, rritja ekonomike dhe zbardhja e 21 janarit. Të paktën duhet të kishte filluar marrja seriozisht me 21 janarin.
Fakti që ata e kanë braktisur, unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk më lë kodi im i brendshëm moral. Çdo njeri ka një kod moral. Unë respektoj kodin tim moral. Nuk mund të marr pjesë në një vend që kam bindje se është braktisur dhe për 21 janarin është një intencion i braktisur,” tha Ngjela.
Tema
Add new comment