Prokuroria nis hetimin për kontratat e reklamave të Frangajt

Postuar në 22 Janar, 2014 10:32

Zyra e Prokurorisë së Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me shpenzimet për reklama nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, të cilat i shkuan një kompanie të vetme publicitare

Nga Besar Likmeta, BIRN

Albi Serani, një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme i tha Balkan Insight se çështja po hetohet aktualisht nga Task- Forca kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, megjithatë deri më tani nuk ka ende të dyshuar.

Të dhënat e siguruara nga Balkan Insight përmes një kërkese për lirinë e informimit tregojnë se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka shpenzuar 198.950.000 lekë (1.4 milionë euro) në tre fushata të mëdha publicitare nga viti 2010 deri në vitin 2012.

Të tre kontratat shkuan tek një agjenci e vetme reklamash, Promo SHPK, një kompani në pronësi të vëllait të Aleksandër Frangajt, pronar i TV Klan, një stacion televiziv pro- qeveritar.

Si redaktor i gazetës së viteve ’90, “Koha Jonë”, Frangaj ishte një armik i Berishës, President i Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997.

Në vitin 1994 ai madje e burgosi atë për një periudhë të shkurtër pasi mërziti Berishën dhe Partinë e tij Demokratike.

Megjithatë, pasi Berisha rifitoi pushtetin në vitin 2005 si kryeministër, Frangaj kultivoi marrëdhënie të ngushta, duke e shfaqur hapur mbështetjen e tij.

Kontratat u dhanë për dy fushata informimi mbi të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së pas liberalizimit të vizave.

Kontratat ishin pjesë e një skeme të gjerë për të pasuruar median pro- qeveritare gjatë tetë viteve në pushtet të Partisë Demokratike.

Të tjera institucione ishin bujare me kompanitë në pronësi ose të lidhura me Frangajn, përfshi Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes vetëm në dy vitet e fundit dha 580 mijë euro për reklama tek dy kompani të lidhura me Frangajn, Promo dhe Zoom Events.

TV Klan po ashtu mori 427 mijë euro nga Këshilli i Ministrave në vitin 2008 dhe 2010.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.