Xhelal Mziu refuzon prokurorinë

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës, por ka refuzuar të japë shpjegime rreth akuzave që janë ngritur ndaj tij. Mziu është paraqitur në prokurori së bashku me avokatin e tij, Genc Gjokutaj, ku mësohet t’u ketë thënë prokurorëve se deklarimet i bën vetëm në gjykatë, duke mos pranuar kështu t’u përgjigjet pyetjeve të këtyre të fundit.
Xhelal Mziu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai qëndroi rreth një muaj në arrest me burg, por u lirua nga Gjykata e Apelit, pak ditë më parë. Kallëzimi penal ndaj Mziut u ngrit nga kompania e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”, e cila ishte shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e rrugës Valias-Laknas, por kontrata nuk i ishte firmosur nga zyra juridike, për shkak të refuzimit të drejtorit Atlis Hoti dhe kryebashkiakut Xhelal Mziu. Task-Forcë po e heton Mziun në gjendje të lirë, ndërsa Atlis Hoti është nën “arrest shtëpie”.
Shekulli
Add new comment