Atentati me tritol, ndërron jetë në spital biznesmeni Xhemal Çela

Postuar në 24 Janar, 2014 10:39

Ndërron jetë në spital Xhemal Çela, biznesmeni i ndërtimit të cilit iu bë dje atentat me eksploziv.

Sipas informacioneve më të fundit, 45-vjeçari i cili ndodhej prej 24 orësh në koma ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e plagëve të marra, raporton “Ora News”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Plazh-Plepa ku automjeti i Xhemal Çelës u hodh në erë teksa ishte në lëvizje.

Biznesmeni po ecte me makinën e tij dhe papritur është gjendur i përfshirë nga flakët shoqëruar me një shpërthim të fuqishëm.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i automjetit ka kuptuar se në automjetin e tij po ndodhte diçka, pasi pak sekonda para shpërthimit ai ka frenuar dhe ka tentuar të dalë menjëherë nga makina.

Ndërkohë, një nga pistat kryesore të hetimit të policisë është konfliktet që biznesmeni Xhemal Çela mund të ketë pasur në fushën e ndërtimit, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Mësohet se policia e Durrësit ka shoqëruar rreth 25 persona të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.